Dyshohet se u mbyt aksidentalisht, ndërron jetë 38-vjeçari!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshohet se u mbyt aksidentalisht, ndërron jetë 38-vjeçari!

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë në Sarandë, ku sipas policisë, ai dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, rreth orës 16:00.

Sipas familjarëve, A.M. vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa disa orë para ngjarjes.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE