Aktori britanik Christopher Eccleston tregon momentin më të sikletshëm të tij gjatë xhirimeve!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori britanik Christopher Eccleston tregon momentin më të sikletshëm të tij gjatë xhirimeve!

Aktori britanik, Christopher Eccleston deklaroi së fundmi se ishte ndier shumë i trishtuar kur një aktore e famshme e akuzoi gabimisht se e kishte prekur gjatë një skene seksi. Aktorja, emri i së cilës Ecclestone nuk e përmendi, i tha grupit të xhirimit se ai e preku aty ku nuk duhej.

“Po xhiroja një skenë seksi me një aktore të famshme dhe ajo la të kuptohej, para grupit se po e kapja aty ku nuk duhej”,-kujton ish-ylli i serialit “Doctor Who”.

Isha me fat që më ndodhi përpara se të dilnin gjërat e Harvey Weinstein, kështu që nuk u futa në të njëjtin ‘shportë’ me të. Por kurrë nuk jam ndier më i tradhtuar nga asnjë prej kolegëve të mi se atë ditë. Më shpejt do t’i fusja duart në blender sesa ta prekja atë person ashtu.

Ai e tregoi këtë histori pasi foli vitin e kaluar për shëndetin e tij mendor dhe luftën me një çrregullim të të ngrënit, të cilin e krahasoi me një “dënim me burg”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49968 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE