Kristi me libër kritikash për anëtarët e jurisë së “DWTS”

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kristi me libër kritikash për anëtarët e jurisë së “DWTS”

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

‘She’s On Top’ një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën për të folur rreth spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing With the Stars” meqë jemi dhe kaq pranë finales.

Kristi ka dhënë një mendim për pjesëtarët e jurisë dhe i ka habitur të gjithë.

“Olta kunjën e ka shumë të fortë vetëm atë përdor si imazh mediatik, kurse nga Iliri prisja një gjë më teknike, e ka bërë shumë pak është sfumuar në kunja, Valbona ka një ide shumë të vjetëruar prej skene të viteve 2000, në këtë rast nuk e di çfarë shton si juriste aty”- u shpreh ai.

Erjona: Po nënkupton që si është si nuk është nuk ka diferencë?

Kristi: Jo nuk ka, nuk është se shton asgjë unike përvec prezencës femërore…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE