Si të dukeni bukur me buzët e kuqe…/Jennifer Lopez tregon sekretin!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të dukeni bukur me buzët e kuqe…/Jennifer Lopez tregon sekretin!

Ylli i muzikës latine Jennifer Lopez është gjithmonë e grimuar në mënyrë perfekte. Një detaj i preferuar gjatë festave të fundvitit të këngëtares është grimi me buzëkuq. Artistja zbuloi në rrjetin e saj social Instagram sekretin e saj për buzët e kuqe perfekte.

Një nga gjërat më të mira gjatë festave është buzëkuqi. Unë përdor një laps neutral për buzët. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se duhet të jetë i kuq, më pëlqen neutral sepse i bën buzët të duken natyrale dhe më të plota.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Pasi ka formëzuar buzët me laps, Jennifer vendos buzëkuq, por vetëm në mes të buzëvet. Në fund përdor shkëlqyes buzësh për të shtuar pak shkëlqim dhe hidratim. Rikujtojmë, se së fundmi aktorja dhe këngëtarja e njohur është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elle” për dhjetorin e festave dhe është nderuar me çmimin “Ikona e vitit” nga revista prestigjoze. 54-vjeçarja shfaqet me veshje të ndryshme, fustane me vlerë 5 apo 10 mijë dollarë, teksa shprehet se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, por në shkurt të vitit të ardhshëm pritet të publikojë albumin e ri sikurse edhe i duhet të vendosë për projektet e reja në Hollywood.

Ylli i muzikës pop ka disa skenarë që aktualisht po i vlerëson, ndonëse e pranon, se komeditë janë tashmë të preferuarat e saj. Në një prej tyre, J.Lo mund të luajë përkrah bashkëshortit Ben Afleck. Lopez ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara. 54-vjeçarja dhe aktori 51-vjeçar rindezën romancën në vitin 2021 dhe u martuan në verën e vitit 2022. Gjatë një interviste për Vogue, ylli zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben. Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE