Automjetet me teknologji vetë-drejtuese mund të aktivizohen në rrugët e Britanisë!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Automjetet me teknologji vetë-drejtuese mund të aktivizohen në rrugët e Britanisë!

Makina me teknologji vetë-drejtuese mund të aktivizohen për të operuar në disa rrugë britanike deri në vitin 2026. Këtë ka pohuar ministri britanik i Transportit, Mark Harper. Siç raportohet, automjetet me teknologji të plotë vetë-drejtuese nuk lejohen aktualisht në rrugët e Britanisë, por një legjislacion i qeverisë për Makinat e Automatizuara po kalon në parlament, që do të thotë se një kuadër ligjor për to duhet të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2024.

“Ndoshta duke filluar nga viti 2026, njerëzit do të shohin disa elemente të këtyre makinave që kanë aftësi të plota vetëdrejtuese”,-deklaroi ministri britanik. Megjithatë, kjo teknologji është ende kritike pasi është testuar në SHBA dhe thonë se automjetet mund të shkaktojnë aksidente.

Rikujtojmë, se Kalifornia ka pezulluar testimin e makinave pa shofer, Cruise, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas një sërë aksidentesh dhe fatkeqësish. Rregullatori i automjeteve deklaroi se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, duke përmendur ‘një rrezik të paarsyeshëm për sigurinë publike’. Automjetet autonome të prodhuara nga General Motors janë pritur me reagime të ndryshme nga publiku, disa prej të cilëve i shohin ato si një zhvillim teknologjik emocionues, ndërsa të tjerët i shohin ato si një telash ose një rrezik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE