Debatet e shumta në DWTS, Atalanta mban qëndrimin e saj: “Kam shkuar t’i jap këmbëve, jo dhëmbëve…”

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debatet e shumta në DWTS, Atalanta mban qëndrimin e saj: “Kam shkuar t’i jap këmbëve, jo dhëmbëve…”

Të ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” kanë qenë Atalanta Kërçyku dhe Luixhino Hala, një nga çiftet konkurrente në “Dancing With The Stars”. Ata kanë folur më shimë për rrugëtimin e tyre deri më tani, por duke u ndalur dhe tek debatet gjatë spektaklit…

Cili është vlerësimi i Luixhinos për Atalantën? Çfarë e bën një VIP fitues?

Viti që shkoi ka qenë viti im i parë në “Dancing With The Stars”. Vjet kam qenë shumë i përshfshirë. Këtë vit e di si rrjedhin gjërat. Atalanta nuk ka thënë kurrë jo për provat me orar të zgjatur. Është shumë punëtore dhe është një nga vajzat më teknike të kastit. Janë shumë komponentë që të bëjnë fitues. Sivjet ka pasur polemika në Amerikë sepse nuk e priste njeri që të fitonte ai që fitoi. Në fund e vendos publiku, jo 100% juria.

Nga cili nga konkurrentët ndihet Atalanta më e rrezikuar?

Unë ndjej rivalitetin e vetëm nga Enxhi. Jo se nuk e shoh tek të tjerët këtë. Shoh shumë rrezikshmëri edhe tek ata, kanë meritë dhe kanë punuar për të qenë këtu. Por frikën më të madhe e kam me Enxhin.

Cilat kanë qenë disa nga mesazhet që ka marrë Atalanta nga njerëzit?

Kam marrë shumë mesazhe. Më të bukura kanë qenë të javës që lamë pas kur pata debate me jurinë. Më dolën në mbrojtje. Ndoshta fakti që nuk flas shumë. Unë kam shkuar t’i jap këmbëve, jo dhëmbëve. Unë mund të thoja dhe më shumë, por nuk zgjodha ta bëja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE