Fejohet me të dashurën e tij prej 4 vitesh futbollisti i Arsenalit Jorginho, dalin pamjet e propozimit romantik!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fejohet me të dashurën e tij prej 4 vitesh futbollisti i Arsenalit Jorginho, dalin pamjet e propozimit romantik!

Së fundmi futbollisti i Arsenalit Jorginho është fejuar me të dashurën e tij Catherine Harding. 31 vjeçari i propozoi bukuroshes i ulur në gjunjë teksa vendi ishte i rrethuar me trëndafila të kuq dhe qirinj. Çifti janë lidhur me njëri-tjetrin në vitin 2020 dhe kanë një djalë të quajtur Jax, 3-vjeç.

Sportisti brazilian dukej shumë klas me një kostum të zi, ndërsa e fejuara e tij, ish-partnerja e aktorit Jude Laë, dukej rrëzëllitesë me një fustan të kuq. Catherine ndau një sërë fotografish nga momenti i ëmbël në Instagramin e saj dhe shkroi: “Dashuria ime” me një simbol të pafundësisë dhe emoji unaze diamanti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Catherine Harding (@cat_cavelli_)

Ajo postoi gjithashtu një video të propozimit, e cila kapte momentin që Jorginho e befasoi atë, me këngën ‘Never Break’ të John Legend. Ajo e ka shoqëruar klipin me mbishkrimin: “Kapitulli tjetër në historinë tonë”. Rikujtojmë, se Cat ka një vajzë të quajtur Ada, 8-vjeçe, me ish-in e saj Jude Laë. Lojtari i Arsenalit nga ana tjetër ka dy fëmijë me ish-gruan e tij, Natalia Leteri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE