U rrëmbye 6 vjet më parë, britaniku 16-vjeçar gjendet në Francë!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U rrëmbye 6 vjet më parë, britaniku 16-vjeçar gjendet në Francë!

Një djalë anglez i quajtur Alex Batty, është gjetur në Francë 6 vjet pasi u rrëmbye kur ishte 11-vjeç, ndërsa ishte me pushime me nënën dhe gjyshin e tij në Spanjë. Ishte vetë djali që i kërkoi ndihmë policisë së Tuluzës, pasi arriti të shpëtonte nga një sekt, i cili jeton në tenda dhe kampe në këmbët e Pirenejve.

Alex ishte me pushime në Marbella me nënën dhe gjyshin e tij David. Të dy e kishin të ndaluar të ishin me fëmijën në atë kohë, për shkak të vështirësive në familje, por kishin vendosur të largoheshin gjithsesi, duke premtuar se do të ktheheshin nga udhëtimi pas dy javësh.

Megjithatë, ata nuk u kthyen kurrë. Gjyshja, Susan Caruana dhe kujdestari ligjor i Alex Batty, kishin hedhur hipotezën se të dy kishin ikur me fëmijën për t’u bashkuar me një sekt dhe për të bërë një mënyrë jetese alternative. Ndonëse nuk u ka treguar asnjë dokument zyrtar xhandarëve, djali, tashmë 17-vjeç, ka dhënë në mënyrë të pavarur identitetin e tij. Fytyra dhe historia e tij korrespondojnë me atë të britanikut të rrëmbyer në vitin 2017. Prokurori publik i Toulouse konfirmoi se ai është me të vërtetë Alex Batty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE