Konflikt mes të burgosurve në burgun e Peqinit, një i vdekur dhe një i plagosur! Sokol Mjaçaj mban peng punonjësit e kuzhinës

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konflikt mes të burgosurve në burgun e Peqinit, një i vdekur dhe një i plagosur! Sokol Mjaçaj mban peng punonjësit e kuzhinës

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte.

Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjën, të cilët kanë mbetur të plagosur. Lleshi ndërroi jetë, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, raportohet se i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk ka policë apo civilë të lënduar.

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej  dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE