Për kuriozët, ja sa lekë kanë nxjerrë Bora dhe Donaldi nga filmi “5 herë jo” në një ditë

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush sjell më shumë para në shtëpi? Përgjigjen Bora Zemani dhe Donald Veshaj!

Më datë 12dhjetor është mbajtur premiera e filmit “5 herë jo”, në një event plot surpriza. Menjëherë pas premierës, filmi ka dalë në të gjitha kinematë.

Duket se filmi është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është pëlqyer tepër, madje ka nisur të shënojë suksesin e parë.

Përmes një Instastory, Bora ka treguar se ditën e djeshme, filmi ka shitur mbi 2000 bileta, vetëm në kinemanë e “Cineplexx”, duke shënuar kështu rezultatin më të lartë për shitje biletash në Europën Juglindore!

Një biletë për të parë filmin kushton 800 lekë të reja, ndaj në një ditë ata kanë nxjerrë 1.6 milionë lekë të reja, ose 16 milionë lekë të vjetra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49669 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE