Rinisin protestat në Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rinisin protestat në Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023!

Me kërkesën që zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar të anulohen, për shkak të parregullsive në shkallë të gjerë dhe që u raportuan nga vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, kundërshtarët politikë ë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç u mblodhën dje në mbrëmje jashtë selisë së ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese .

Prej kohësh, grupi “Serbia kundër dhunës” po akuzon qeverinë e presidentit Vuçiç për organizimin e një mashtrimi në votimet parlamentare dhe vendore të 17 dhjetorit 2023, veçanërisht në Beograd, kryeqytetin serb. Presidenti Vuçiç i ka mohuar të gjitha akuzat.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka shpallur Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit fituese të zgjedhjeve dhe po ashtu ka hedhur poshtë ankesat e opozitës. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur në lidhje me ankesat.

Politikani serb i opozitës, Radomir Lazoviç tha se “kjo është një betejë e të gjithëve sepse të gjithë humbasin me këtë (keqpërdorim votash)”.

Rreth 2 mijë protestues, marshuan edhe drejt selisë së televizionit publik të Serbisë RTS, teksa drejtuesit e tij i akuzojnë për qëndrime pro qeveritare.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve raportuan raste të blerjes së votave dhe mbushjes së kutive të votimit e vunë në dukje se zgjedhjet serbe përgjithësisht u mbajtën në “kushte të padrejta”.

Partitë e opozitës dhe vëzhguesit e pavarur lokalë të zgjedhjeve kanë pohuar se votuesit u dërguan me autobus në Beograd për të hedhur votat për partinë në pushtet, pasi u regjistruan në adresa false.

Mijëra vetë protestuan për ditë të tëra në fund të dhjetorit, duke akuzuar presidentin Vuçiç për vjedhje votash. Policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi dhjetëra persona pasi protestuesit u përpoqën të hynin në zyrat e Bashkisë së Beogradit në njërin nga tubimet e shoqëruar me trazira.

Edhe pse presidenti Vuçiç zotohet ta udhëheqë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kritikët e akuzojnë liderin populist për imponimin e një autokracie duke marrë kontrollin mbi mediat kryesore dhe mbi të gjitha institucionet shtetërore. Vazhdimisht, Serbisë i kërkohet të forcojë sundimin e ligjit e gjithashtu liritë demokratike, për t’u bërë anëtare e bllokut me 27 anëtarë, pra BE-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE