Fjalimi i kryeministrit Rama në KiE, PD: Turpëroi Shqipërinë!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjalimi i kryeministrit Rama në KiE, PD: Turpëroi Shqipërinë!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha sot se “fjala e Ramës në KiE, turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosovën si aleat në momentin më delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës”.

Edi Rama u nxori dje nostalgjikëve mallin e Enver Hoxhës. Me të njëjtën mbipeshë, të njëjtën stërzgjatje, me gishtin e ngritur lart, madje edhe kostumin e gjerë të udhëheqësit lindor, me mendjen e tij, ai e vuri poshtë kampin kapitalist.  Duke e ditur se ishte para jurisë europiane, ai u kthye vetë në prokuror dhe në gjykatës. Ai i ktheu tavolinat në një akt prej gangsteri politik.

Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosovën si aleat, në momentin më delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës. Edi Rama nuk turpëroi vetëm veten. Duke qenë se ai ishte atje si kryeministër i Shqipërisë, bën me turp të gjithë shqiptarët. Nje turpërim i tillë nuk është regjistruar ndonjëherë në kujtesën 73-vjeçare të Këshillit të Europës.

E vërteta e hidhur është se ai në Strasburg mbrojti Kosovën si mik i Vuçiçit dhe vetëm si mik i tij. I mundur nga diabeti i pushtetit, Edi Rama, pasi shfryn kundër çdo kritiku në Tiranë, vihet të shajë edhe jurinë në Strasburg. Problemi është se, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kundër Kosovës.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Rama reagoi për mospjesëmarrjen e disa prej përfaqësuesve të KiE-së në darkën e organizuar në Strasburg.

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE