Shuhet në moshën 76-vjeçare Libero, banori i vetëm i fshatit të famshëm turistik italian!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 76-vjeçare Libero, banori i vetëm i fshatit të famshëm turistik italian!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë Giuseppe Spagnuolo, banori i fundit i Roscigno Vecchia, fshat antik në provincën e Salerno. Ai ishte 76-vjeç dhe jetonte i vetëm në fshatin karakteristik të njohur si trashëgimi e UNESCO-s.

“Libero”, siç i pëlqente ta quanin, vdiq larg fshatit të tij të dashur, për të cilin ai ishte bërë edhe kujdestari dhe udhërrëfyesi turistik për vizitorët e shumtë të Roscigno Vecchia. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin “Ruggi” në Salerno. Gjendja e tij u përkeqësua papritur dhe vdiq nga hemoragjia e brendshme. Spagnuolo kishte zgjedhur të jetonte në vetmi që nga viti 2001, duke u bërë kujtesa historike e fshatit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE