Pas dorëheqjes nga BBVK, Blero merr një tjetër vendim të papritur (Foto)

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas dorëheqjes nga BBVK, Blero merr një tjetër vendim të papritur (Foto)

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi – Blero, është parë sot në Aeroportin “Adem Jashari”.

Pas tërheqjes së tij të papritur nga Big Brother VIP Kosova mbrëmjen e djeshme, ai së fundmi u fotografua duke u përgatitur për një udhëtim jashtë vendit.

Interpretuesi i hitit “La Vida Loca”, ka zgjedhur të largohet nga Kosova në një destinacion ende të panjohur.

Arsyeja e saktë e këtij largimi nuk është zyrtarisht e qartë, por fotografitë e tij në aeroport janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngritur spekulime dhe biseda mes fansave të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Në deklaratën e tij për dorëheqjen nga gara e BBVK, Blero përmendi si shkak presionin psikologjik që kishte përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh” dhe nevojën për të kujdesur më mirë për veten dhe shëndetin e tij mendor.

Ndërsa largimi i tij nga spektakli e tani nga vendi ka surprizuar shumë nga ndjekësit e tij, është e qartë se Blero ka marrë një vendim të matur për të marrë kohë për vete.

Përveç Bleros, të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova u largua edhe Miss Rose

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE