Salsano rikthehet në skenën e “Dancing With The Stars”, këtë herë si partneri i Atalanta Kërçykut!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Salsano rikthehet në skenën e “Dancing With The Stars”, këtë herë si partneri i Atalanta Kërçykut!

Salsano Rrapi u rikthye në skenën e “Dancing With The Stars”, por këtë herë si partneri i Atalanta Kërçykut. Dikur një ish-konkurrent i programit të kërcimit, mbrëmjen e sotme performanca e Salsanos u pëlqye nga anëtarët e jurisë. Kimia që kishin me njëri-tjetrin në kërcim u vlerësua pozitivisht në DWTS.

Valbona Selimllari: Atalanta ti nuk ke qenë kurrë kaq e qeshur dhe e gëzuar.

Lori Bala: Mua më duket sikur vetëm sonte kam ardhur për të parë vetëm Salsanon. Atalanta ma ka marrë kalanë nga brenda.

Olta Gixhari: E shijove kërcimin. Mua Salsano më pëlqen edhe këtë vit njësoj si vitin e kaluar. Mua mu duk një kërkim shumë i gjerë dhe i mirë.

Ilir Shaqiri: Mund të flas shumë për këtë performacë. Me shumë elegancë di të përkthejë humorin në kërcim. Shumë pak veta dhe ndërkombëtarë, kur kërcente i dukej humori. Ti kur kërcen jep alegri, argëtohen. Jep një energji pozitive.

Atalanta si një konkurrente e “DWTS” dhe Salsano si një ish-konkurrent morën 39 pikë nga juria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE