Britania e Gjermania bashkohen në kërkesën për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britania e Gjermania bashkohen në kërkesën për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza!

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron dhe homologia e tij gjermane, Annalena Baerbock besojnë se ekziston “një nevojë urgjente” për “armëpushim të qëndrueshëm” në Rripin e Gazës, por janë kundër një “armëpushimi” zjarri të përgjithshëm e të menjëhershëm. Në një artikull të përbashkët të botuar në “Sunday Times”, dy ministrat shkruajnë:

Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të hapur rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm, duke çuar në paqe të qëndrueshme. Sa më shpejt, aq më mirë, nevoja është urgjente!

Mos mendoni se tani thirrja për një armëpushim të përgjithshëm e të menjëhershëm, me shpresën se do të bëhet i përhershëm në një mënyrë ose në një tjetër është rruga që duhet ndjekur.

Një rezolutë jodetyruese u miratua të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në Gaza. Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Ditët e fundit, administrata Biden ka ushtruar presion mbi autoritetet izraelite që të kalojnë në një fazë më pak intensive të ofensivës së tyre, në mënyrë që të mbrojnë më mirë civilët.

Një diplomat francez ndërroi jetë nga plagët e marra gjatë një sulmi izraelit në Rripin e Gazës. Njoftimin e konfirmoi Ministria e Jashtme e Francës.

Zyrtari ishte strehuar në shtëpinë e një prej kolegëve të tij të konsullatës franceze në Rafah, në Rripin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin, me dy kolegë të tjerë dhe anëtarë të familjes.

Të mërkurën shtëpia u godit nga bombardimet izraelite, duke plagosur zyrtarin dhe vrarë 10 persona. Më vonë, ndërroi jetë. Diplomati punonte për Francën që nga viti 2002.

Franca dënon bombardimin e një godine banimi, që shkaktoi vdekjen e shumë civilëve të tjerë. Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi, sa më shpejt të jetë e mundur!

Forcat izraelite vijojnë një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës të nisur që pas sulmeve të 7 tetorit nga lëvizja militante palestineze Hamas në territorin izraelit përtej kufirit, ku u vranë rreth 1 mijë e 200 njerëz dhe rreth 240 vetë u morën peng.

Ofensiva tokësore u parapri dhe po shoqërohet me bombardime ajrore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, rreth 18 mijë njerëz janë vrarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE