Vdekja e tre të rinjve të aksidentuar në Prizren, Policia e Kosovës jep detaje!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e tre të rinjve të aksidentuar në Prizren, Policia e Kosovës jep detaje!

Kosova është tronditur nga vdekja e tre të rinjve rreth 20-vjeç, të përplasur mbrëmë në Prizren e për të cilët mediat njoftuan se po ndiqnin një garë shpejtësie me makina, në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lidhur me aksidentin ku mbetën të plagosur edhe tre persona që po marrin trajtim mjekësor, policia njofton arrestimin e drejtuesit që humbi kontrollin e automjetit, dje rreth orës 23:00.

Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.

Tre të rinjtë u identifikuan si Lordi Syla, Molos Delija e Nue Bibaj. Sipas mediave në Kosovë, Lordi e Molosi ishin futbollistë, ndërsa ish-klubi i tyre, “KF Gjakova” iu shprehu ngushëllime familjeve. Për shoferin që i përplasi u njoftua se është Arlind Syla, familjar i njërit prej viktimave.

E djeshmja ishte një ditë e përgjakshme sa i përket aksidenteve në Kosovë dhe u mbyll me katër viktima pasi një person humbi jetën në fshatin Zajmë-Klinë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE