Ndërpriten reshjet e borës, ARRSH: Qarkullim pa probleme në akset kombëtare!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërpriten reshjet e borës, ARRSH: Qarkullim pa probleme në akset kombëtare!

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën e rrugëve në vend ndërsa bën të ditur se qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme në të gjitha akset kombëtare.

Gjatë natës dhe në mëngjes, reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në minus 8 gradë celcius në zonat malore.

Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim shmangien e ngricave.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare, si edhe me prani të ngricave të forta në akset rrugore në verilindje e juglindje të territorit.

Mjegull e dendur/mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fryn me shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/13
Diell

Kukës
-2/5
Diell

Lezhë
4/12
Diell

Dibër
-3/4
Diell

Durrës
4/13
Diell

Tiranë
7/14
Diell

Elbasan
0/15
Diell

Berat
2/14
Diell

Vlorë
3/14
Diell

Korçë
-3/3
Diell

Gjirokastër
1/11
Diell

Sarandë
5/14
Diell

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE