​Trump në fjalimin e fushatës: Emigrantët po helmojnë gjakun e vendit tonë!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
​Trump në fjalimin e fushatës: Emigrantët po helmojnë gjakun e vendit tonë!

Ish-presidenti i SHBA-së përdori të njëjtën shprehje “po helmojnë gjakun” gjatë një interviste për “National Pulse”, një faqe interneti me prirje të djathtë që u botua në fund të shtatorit.

Donald Trump ka thënë se emigrantët pa dokumente po “helmonin gjakun e vendit tonë” gjatë një fjalimi në New Hampshire.

Kandidati republikan presidencial përsëriti gjuhën që më parë ishte kritikuar si ksenofobike dhe që i bënte jehonë retorikës naziste.

Trump i bëri komentet gjatë një aktiviteti të fushatës, ku ai kritikoi numrin rekord të emigrantëve që tentonin të kalonin kufirin amerikan në mënyrë të paligjshme.

Ai ka premtuar se do të godasë imigracionin e paligjshëm dhe do të kufizojë imigracionin e ligjshëm nëse zgjidhet për një mandat të dytë katërvjeçar në detyrë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk është i sigurt se do të kandidonte për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë nëse për kundërshtar nuk do të kishte paraardhësin e tij Donald Trump, raporton Anadolu.

“Nëse Trump nuk do të kishte kandiduar, nuk jam i sigurt se do të kandidoja. Por, për të mirën e vendit, ne nuk mund ta lëmë atë të fitojë”, u tha Biden donatorëve demokratë gjatë mbledhjes së fondeve për fushatën e tij 2024 në Boston.

Me këtë rast, Biden tha se demokracia është “në rrezik edhe më të madh në vitin 2024”, sesa ishte në zgjedhjet e vitit 2020, të cilat Trump i fitoi, duke shtuar se ai “po kandidon kundër kryemohuesit të zgjedhjeve”.

“Trump as nuk po e fsheh më topin”, tha Biden duke shtuar se Trump dhe republikanët e tij MAGA (Make America Great Again) janë “të vendosur të shkatërrojnë demokracinë amerikane”.

Komentet e tij erdhën pasi Trump, duke folur në një aktivitet të fushatës në Iowa të shtunën, e quajti Bidenin “shkatërrues të demokracisë amerikane”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE