Gjyq me Xhemi Shehun?! Valbona Selimllari: “Mua nuk më pëlqen të më imitojnë…”

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyq me Xhemi Shehun?! Valbona Selimllari: “Mua nuk më pëlqen të më imitojnë…”

E pyetur nga Ronaldo Sharka në rubrikën “Mos i bjer me top” të “E diell”, Valbona Selimllari ka sqaruar deklaratën e bujshme të një jave më parë, ku tha se nuk i pëlqente ta imitonin dhe i dukej si tallje.

-Nëse Xhemi Shehu vjen sot në premier, do e takoje?

– Xhemin e kam zemër, a jeni normal…

-Ne po prisnim ndonjë gjyq.

– Pse të kem ndonjë gjë unë me Xhemin. Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, por nuk kam asgjë në marrëdhënie me Xhemin. Ajo e di që unë nuk kam asgjë. Unë e kam shumë xhan, për të gjithë ata që e kanë keqkuptuar nuk kam asnjë problem. Unë e kam thënë edhe aty, nuk ka asnjë qëllim. Ajo është e bukura e dheut, jam e kënaqur që më imiton ajo se është aq e bukur. Unë e kam xhan, unë e jam sinqertë. Kjo nuk ka konotacion tjetër, nuk ka lidhje me Xhemin. Ju duhet të përmblidheni pak.

Kujtojmë se një javë më parë, ajo u shprej në “DWTS Fan Club” si më poshtë.

Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare. E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE