Ka qenë kundër lidhjes Kiara-Luiz, Liesa: “Që të mbahesh mend në BB, të duhet histori dashurie”, reagon Luizi

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka qenë kundër lidhjes Kiara-Luiz, Liesa: “Që të mbahesh mend në BB, të duhet histori dashurie”, reagon Luizi

Ditën e sotme në “Wake Up” e ftuar ka qenë mikesha e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani.

Ajo foli ndër të tjera edhe për faktorin “x” që një personazh duhet të ketë për të lënë një shenjë në reality show si “Big Brother”.

Sipas Liesës, në një reality show si ky duhet krijuar me patjetër një histori dashurie për t’u mbajtur mend, duke shtuar më pas se dicka të tillë ajo vetë nuk do e bënte.

“Jam shumë realiste dhe e di që një format si “BB” do të ishte shumë i mirë për mua në aspektin e rrjeteve sociale, e promovimit të emrit, ndoshta për një vend pune që mua do më pëlqente… Por që të arrija në atë nivel, do më duhej mendoj unë, mbase jam gabim, një histori dashurie që unë nuk do ta bëja dot aty brenda. Do të ishte pak e vështirë.

Në “BB” po ta vëmë re, nga çdo edicion mend mund të mbajmë 2 apo 3 personazhe. Nuk e di sesa mund të realizohej të isha pjesë e këtyre personazheve që do mbaheshin mend. Jo të gjithë kanë një histori dashurie, por mbahet mend fituesi, dikush që u lidh me dikë. Rasti i Beniadës që ishte një fenomen për shkak të karakterit të saj.

Pra janë disa personazhe që kanë veçoritë e tyre, që mbahen mend.”- tha Liesa, deklaratë e cila nuk i ka shpëtuar Luiz Ejllit.

Madje, ai s’vonoi të komentonte në postim: “O teze”, duke etiketuar Liesën. Kjo e fundit ia ktheu: “Ti je kategoria që do mbahet mend gjatë”.

Kujtojmë se gjatë kohës që Luiz Ejlli ishte ende në “Big Brother VIP Albania”, Liesa ishte kundër lidhjes së tij me Kiara Titon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE