Greqi, një shqiptar në kërkim për plagosjen e tre grekëve në Athinë!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqi, një shqiptar në kërkim për plagosjen e tre grekëve në Athinë!

Nardi Ismet Idrizi 37-vjeç është shpallur në kërkim prej autoriteteve greke si autor i dyshuar i plagosjes me armë të tre shtetasve grekë në vendin e quajtur Gazi të Athinës, mëngjesin e së shtunës së kaluar.

Sipas policisë greke, ai qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë një grup të rinjsh pas një sherri banal jashtë një lokali. Më herët, policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi, i cili ishte i pranishëm në automjet e mësohet se ka qenë pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve.

Jakupi u tha agjentëve që e arrestuan se nuk kishte qëlluar mbi viktimat, çka duket edhe në videon e publikuar prej autoriteteve. Emiliano Jakupi ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami  në vendin e quajtur Neo Iraklio.

Idrizi është deportuar dy herë nga Greqia dhe u rikthye. Në vitin 2012, ai ka qenë ndër të dyshuarit kryesorë të një grabitjeje të armatosur në Vlorë.

I njohur edhe si Fatbardh Idrizi, në gusht të 2012-ës ka grabitur 350 mije lekë në një karburant në Vlorë e më pas ka hapur zjarr ndaj policisë. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Çoles dhe është vrarë. Pas vdekjes, ai mori emrin e të vëllait.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE