Pjesë e “BBV3”?! Luiz Ejlli: “Prisni deri sa të fillojë…”

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pjesë e “BBV3”?! Luiz Ejlli: “Prisni deri sa të fillojë…”

Përgatitjet për Big Brother Vip 3 kanë nisur, ndërsa publiku që ende nuk ka harruar fituesin e BBV2, pyet nëse Luiz Ejlli do të jetë pjesë e spektaklit. Këngëtari është pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, nëse do të jetë pjesë dhe çfarë roli do të ketë, megjithatë, Luizi zgjodhi ta mbajë enigmë duke thënë, ‘duhet të prisni’.

-Flitet lartë e poshtë kur doli trajleri i Bigut, ky syri është i Luizit, do të jetë opinionist, do të jetë Vëllai i madh.

-Do prisni pra, prisni deri sa të fillojë. A rri unë pa bërë gjë, ti më njeh…

Ajo që dihet deri më tani është se spektakli më i ndjekur i të gjitha kohërave në ekranin shqiptar do të nisë në janar dhe do të sjellë surpriza. Kujtojmë se Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit.

Në “Frymë”, Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me një videoklip mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Kjo këngë do të mbetet si një kujtim i paharraueshëm i tyre kur të vijë në jetë dhe vogëlushja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE