Shoqja e Kiarës tregon “çelësin” për t’u mbajtur mend në “BBV”, Luizi ka dy fjalë për moderatoren

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shoqja e Kiarës tregon “çelësin” për t’u mbajtur mend në “BBV”, Luizi ka dy fjalë për moderatoren

Shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ndër të tjera diskutoi për konkurrentët e “BBV”.

Ajo tregoi se që në fillimin ishte kundër lidhjes së Luizit dhe Kiarës, ndërsa tha që lutej që puthja e tyre në këtë spektakël mos të ndodhte kurrë.

Sipas moderatores “çelësi” që një konkurrent të mbahet mend në një format të tillë është të krijojë patjetër një histori dashurie.

“Jam shumë realiste dhe e di që një format si “BB” do të ishte shumë i mirë për mua në aspektin e rrjeteve sociale, e promovimit të emrit, ndoshta për një vend pune që mua do më pëlqente… Por që të arrija në atë nivel, do më duhej mendoj unë, mbase jam gabim, një histori dashurie që unë nuk do ta bëja dot aty brenda. Do të ishte pak e vështirë.

Në “BB” po ta vëmë re, nga çdo edicion mend mund të mbajmë 2 apo 3 personazhe. Nuk e di sesa mund të realizohej të isha pjesë e këtyre personazheve që do mbaheshin mend. Jo të gjithë kanë një histori dashurie, por mbahet mend fituesi, dikush që u lidh me dikë. Rasti i Beniadës që ishte një fenomen për shkak të karakterit të saj. Pra janë disa personazhe që kanë veçoritë e tyre, që mbahen mend.”– tha Liesa.

Nuk kalo shumë kohë që Luiz Ejlli të reagonte rreth deklaratës të shoqës së ngushtë të bashkëshortes së tij.

“O teze”– ka komentuar ai në videon ku fliste Lisea.

“Ti je kategoria që do mbahet mend gjatë”– shkroi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE