SPAK kërkon heqjen e mandatit për Berishën, Gjokutaj: Pezulloni ose shtyni seancën!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
SPAK kërkon heqjen e mandatit për Berishën, Gjokutaj: Pezulloni ose shtyni seancën!

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Avokati i Berishës kërkon pezullimin ose shtyrjen e seancës, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kanë depozituar padinë.

Gjokutaj: Kemi një kërkesë paraprake, ka lidhje me vijueshmërinë e seancës, në këtë moment në Gjykatën Kushtetuese është depozituar një padi, e kemi të noterizuar këtë kërkesë, kjo paraqitet në cilësinë e provës që anëtarët të njihen me faktin i cikli është determinant me vendimmarjen tuaj në lidhje me objektin e kërkimit, odiseja e masave të sigurimit, jo procedimi, të regjistruar nga prokuroria e posaçme ka nisur në tetor, masat e sigurimit të mëparëshme janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO-së. Kërkimi në atë kohë ka qenë arrest me burg nuk është vlerësuar të merret ajo masë, nëse ky Kuvend do të çmonte masa nuk kishin kompetencë ose nuk provojnë kufizim lirie, atëherë Kuvendi do t’ia kthente prokurorisë dhe do thoshte shkoni në gjykatë se masat nuk përbëjnë kufizim të lirisë. Nga ana juaj është vlerësuar që masa e detyrimit paraqitje janë masa të tilla. Kërkojmë ta pezulloni ose shtyni këtë seancë duke mos bërë një vendimmarrje, mund të jepni vendimin dhe Kushtetuesja mos e ketë këtë vendimmarrje, prevalon si organ i vetëm që ka kompetencën për normat kushtetuese, edhe ju, SPAK nuk i është drejtuar juve për masat, kurse tani kërkon nga ju, nuk mund ta riparoni këtë shkelje proceduriale. Ne dhe prokuroria, ftoj prokurorinë në mirëkuptimin tuaj, logjikën dhe referencën ligjore mos të bëjnë procedura, por sipas radhës dhe kohës. Pezullim derisa GJK të shprehet.

Nikolla: Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar.

Gjokutaj: Të mos i bjeri njëri gozhdës tjetri patkoit, duhet ta shikoni me vëmendje, kemi dy muaj që kërkojmë të vijmë këtu, sepse prokurorët duan të riparojnë shkeljet që kanë bërë një shkallën e parë.

Çuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore për të kërkuar këtë pezullim, e shprehtë vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Keni pezulluar masat shtrënguese, por jo pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit për deputetin Berisha, nuk ka zonja kryetare asnjë kusht ligjor.

Nikolla: Nuk ka bazë ligjore kërkesa, nëse do kishim vendim do ta merrnin në konsideratë.

Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin vendosi ta refuzojë për të katërtën herë.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, më 12 dhjetor SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Pas kësaj kërkese, në Gjykatën Kushtetuese u depozitua një kërkesë nga deputeti Oerd Bylykbashi, ku kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ligjore mes SPAK-ut dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me Kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me aferën Partizani, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët kërkojnë po ashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Kryesia e Berishës vendosi të mbajë protestë këtë të hënë dhe të enjen, dy ditë këto tepër të rëndësishme në kalendarin politik. Ndërsa sot vendoset mbi imunitetin e Berishës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të enjten mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve.

Disa ditë më parë, gazetarja Anila Hoxha, raportoi se pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova.

Në vendimin e zbardhur nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e disponon ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë. Gjykata e Apelit shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit Sali Berisha, por vetëm lirinë e lëvizjes së tij jashtë shtetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE