Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë në Indonezi!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë në Indonezi!

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 goditi thellë detin në veri të ishujve Bali dhe Lombok në Indonezi mëngjesin e ditës së sotme. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi se epiqendra ishte 203 km në veri të Mataram dhe 516 km nën sipërfaqen e Tokës.

Agjencitë gjeologjike indoneziane dhe amerikane e përcaktuan magnitudën në 7.1 ballë, pa rrezik për cunami. Tërmeti u ndje në Bali dhe Lombok dhe u pasua nga dy të tjerë 6.1 dhe 6.5. “Tërmeti është i thellë, kështu që nuk duhet të jetë shkatërrues,”-tha agjencia indoneziane e fatkeqësive BNPB.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE