Ndryshim i madh në futbollin spanjoll, nga janari do të publikohen bisedat e arbitrave!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshim i madh në futbollin spanjoll, nga janari do të publikohen bisedat e arbitrave!

Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë rënë dakord që duke nisur nga muaji janar të publikohen imazhet dhe audiot e bisedave midis gjyqtarit të fushës dhe asistentëve të VAR, kur ka rishikime të aksioneve.

Ky projekt fillimisht do të fillojë të marrë jetë në ndeshjet e Superkupës më 10 dhe 11 janar dhe më pas do të aplikohet në ndeshjet e La Liga.

Kjo hap një skenar të ri për arbitrimin spanjoll, me synimin për t’i ofruar transparencë më të madhe tifozit në çdo kompeticion iberik.

Me transmetimin e imazheve dhe audiove synohet të përmirësohet imazhi i arbitrit dhe të qartësohen vendimet e gjykimit.

Në ditët në vijim, si Federata ashtu edhe La Liga do të publikojnë më shumë informacione në rrjetet e tyre sociale në mënyrë që fansat dhe mediat të kuptojnë se si do të funksionojë kjo dinamikë e re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE