Harta e vendeve europiane që konsumojnë më shumë birrë: Shqipëria lë pas vetëm dy vende

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Harta e vendeve europiane që konsumojnë më shumë birrë: Shqipëria lë pas vetëm dy vende

Birra është një nga pijet alkoolike më të konsumuara në Evropë dhe veçanërisht në qendër të Kontinentit të Vjetër. Vendi evropian që kryeson konsumin e birrës është Republika Çeke.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cituara nga faqja e internetit Landgeist, konsumi vjetor për frymë në Republikën Çeke është 135 litra. Të dhënat i referohen konsumit në litra birre me përmbajtje alkooli prej 5%.

Pjesa tjetër e vendeve që pasojnë çekët janë gjithashtu në Evropën Qendrore. Austria, me 126 litra dhe Polonia me 114 litra, ndjekin nga afër në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht. Në vendin e katërt është Gjermania, me 111 litra. Vendi i pestë me konsumin më të lartë dhe i pari që ndodhet jashtë kësaj zone të kontinentit është Rumania, me 107 litra.

Harta e vendeve europiane që konsumojnë më shumë birrë:

Nën pragun e 100 litrave, mund të gjeni vende si Letonia dhe Irlanda, me 98 litra secila dhe Kroacia, me 95 litra. Lituania, me 92 litra, mbyll dhjetëshen e parë të vendeve që pinë më shumë birrë. Nga ana tjetër, vendi që pi më pak birrë është Turqia, 13 litra.

Vendi ynë, në këtë renditje është i treti nga fundi, me 35 litra, duke lënë pas vetëm Moldavinë (31) dhe pikërisht Turqinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48967 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE