Makina që vidhet më së shumti në Britaninë e Madhe!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina që vidhet më së shumti në Britaninë e Madhe!

Sipas raportimeve, makina Ranger Rover është makina që më së shumti vidhet në Britani të Madhe duke kontribuar në rënien e vlerës së këtij modeli në treg. Përveç kësaj, çmimi mesatar i një Range Roveri të përdorur ka rënë 9% që nga maji në një shumë prej 40 mijë euro teksa për makinat kjo rënie vlerësohet të jetë 3%.

Duke qenë se kjo makinë është ‘targeti’ më i madh tek hajdutët e makinave, pronarët e modelit Range Rover duhet të paguajnë shuma më të mëdha për sigurim. Kostoja për ta futur në sigurim një Ranger Rover është dyfishuar. Siç raportohet, çmimi mestar i sigurimit të një modeli Range Rover arriti në 3,798 euro.

Ndërkaq, po afron fundi i vitit 2023 dhe prodhuesit e makinave tashmë kanë treguar se cilat modele nuk do të jenë më në shitje gjatë vitit të ardhshëm. Këtu kemi një pasqyrë të shkurtër, duke përfshirë vetëm pesë modele që ose nuk do të prodhohen më, ose modeli i tyre për vitin 2024 do të jetë i fudit në serinë e tyre. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE