Parlamenti francez e miraton ligjin e debatuar për emigracionin!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parlamenti francez e miraton ligjin e debatuar për emigracionin!

Parlamenti francez miratoi një ligj që ashpërson politikën e Francës për emigracionin, pas disa muajve bllokadë. Drafti i ndryshuar u përkrah nga Renaissance, partia e qendrës e presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe nga forca politike e krahut të djathtë e Marine Le Pen-it, Rassemblement National. Të majtët e kanë akuzuar shefin e Elizesë, Macron se po i bën lëshime të djathtës ekstreme.

Por, shumica ishte aq e gjerë në Dhomën e Ulët të parlamentit, sa partia në pushtet nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Le Pen-it. Mësohet se para votimit, Macron i tha partisë së tij se nuk dëshiron që deputetët e Le Pen-it të kishin fjalën e fundit në fitoren e siguruar. Madje, mësohet të jetë shprehur se më parë e dërgon projektligjin për një votim të ri, vetëm që të mos miratohet mbi bazën e mbështetjes së forcës së Le Pen-it, referuar disa burime të agjencisë së lajmeve AFP.

Me masat e reja, emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë dhe u zgjatet periudha për të siguruar akses në shërbimet e mbuluara nga shteti. Një draft paraprak i këtij dokumenti dështoi të miratohej për shkak të kundërshtimeve të forta të opozitës.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë dënuar vendimin e marrë duke e quajtur këtë ligj, si më regresivin në dekada. Deputetët e së djathtës ekstreme dhe konservatorët e shprehën përkrahje ndërsa të majtët deklaruan se janë zhgënjyer.

Partia e Macronit e ka humbur shumicën në parlament në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar. Që prej asaj kohe, qeveria e tij ka pasur vështirësi disa herë që të çojë përpara projektligjet në parlament.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE