Zbulon se do të jetë në BBVA3, Cubi Metkaj ironizon Luizin dhe Kiarën

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulon se do të jetë në BBVA3, Cubi Metkaj ironizon Luizin dhe Kiarën

Mes zërave se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, Cubi Metkaj ka reaguar së fundmi.

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR, Visjan Ukcenaj e ka pyetur pikërisht nëse do të jetë në reality show-n e njohur.

Deri diku ajo e pohoi si lajm dhe konfirmoi se data e fillimit të spektaklit do të jetë më 13 Janar. Përgjigjia e saj:

“Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13”.

E pyetur nëse do të jetë e gatshme që të krijojë një lidhje dashurie, Cubi tha:

“Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi”, përgjigje e cila është marrë si një “kunjë” ndaj çiftit të famshëm, Luiz-Kiara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51184 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE