Studentët në Korenë e Jugut padisin qeverinë, provimi mbaroi 90 sekonda më herët!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studentët në Korenë e Jugut padisin qeverinë, provimi mbaroi 90 sekonda më herët!

Një grup studentësh të Koresë së Jugut kanë paditur shtetin sepse provimet për pranimin në universitet përfunduan 90 sekonda më herët nga sa ishte planifikuar. Ata po kërkojnë 15,400 dollarë secili si dëmshpërblim që është kostoja e një viti studimi për rimarrjen e provimeve.

Sipas avokatit të tyre, gabimi ka ndikuar në rezultatet e provimeve të studentëve. Testi famëkeq i pranimit për në universitet, i njohur si Suneung, është një maratonë tetë-orëshe e provimeve të njëpasnjëshme në disa lëndë. Suneung është një nga provimet më të vështira në botë.

Padia, e ngritur nga të paktën 39 studentë, pretendon se zilja ra më herët në një qendër provimi në kryeqytetin Seul gjatë gjuhës koreane, lënda e parë e provimit. Kjo nuk është hera e parë që studentët kanë ngritur një padi për raste të tilla.

Në prill, një gjykatë e Seulit akordoi 5,250 dollarë për studentët që pretenduan se ishin të pafavorizuar në provimet e vitit 2021 në Suneung sepse zilja e tyre ra rreth dy minuta më herët. Në vitin 2012, një burrë në Kinë u dënua me një vit burg pasi i ra ziles katër minuta e 48 sekonda më herët gjatë provimeve kombëtare në një shkollë në provincën Hunan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE