Sherr mes të rinjve në Lezhë, dy prej tyre përfundojnë të plagosur në spital!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherr mes të rinjve në Lezhë, dy prej tyre përfundojnë të plagosur në spital!

Një konflikt i çastit mes disa personash në Lezhë ka çuar në plagosjen e dy prej tyre.

Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, 21-vjeçari E. Gj., 29-vjeçari A. P., 21-vjeçari K. U., 54-vjeçar M. Gj., dhe 28-vjeçari P. P.

Të dëmtuar lehtë janë shtetasit M. Gj. (54 vjeç) dhe P. P. (28 vjeç), të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore.

Tre personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE