Nisin punimet për linjën e interkonjeksionit 400 kV me Maqedoninë e Veriut!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nisin punimet për linjën e interkonjeksionit 400 kV me Maqedoninë e Veriut!

Nis puna për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Elbasan, zv.kryeministrja e njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo është një ditë e rëndësishme për sistemin elektroenergjetik shqiptar, një projekt rajonal dhe më gjerë. Balluku u shpreh:

Këtu jemi në Korridorin VIII që ka disa komponentë atë energjetik, hekurudhor, rrugor dhe mbi të atë gjitha është korridori i sigurisë europiane.

Numri dy i qeverisë vuri në dukje se ky korridor, i quajtur ndryshe si “Via Egnatia në energji elektrike”, pjesë e Korridorit të 8-të si infrastrukturë themelore ndërkufitare në energji elektrike do të lidhë ngushtë tregjet e të dy vendeve.

Do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme, si në kombinimin e burimeve natyrore për prodhim të energjisë elektrike, ashtu edhe në uljen e kostove respektive të furnizimit të të dy tregjeve me energji elektrike, duke rritur konkurrueshmërinë e rajonit, si edhe duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike të të dy vendeve.

Kjo linjë interkonjeksioni i shton kapacitetet tona transmetuese me 1500 megavat orë, duke na dhënë komoditet për trasmetimin e energjisë. Gjithashtu, linja rrit sigurinë energjetike si dhe i shërben integrimit më të gjerë rajonal të të dy vendeve në tregun elektroenergjetik ballkanik dhe më gjerë.

Me këtë rast, në Elbasan ishin të pranishëm përfaqësues të autoriteteve shqiptare e të institucioneve të linjës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe aktorë të fushës nga të dyja vendet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE