ChatGPT vjen me risi, bisedat tuaja tanimë mund të vendosen në arkiv!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
ChatGPT vjen me risi, bisedat tuaja tanimë mund të vendosen në arkiv!

Chatboti më i popullarizuar në botë, ChatGPT ka lançuar një veçori të re në ueb si dhe në sistemin operativ të Apple, iOS. Me veçorinë e re të platformës ju do të mund të vendosni bisedat tuaja në arkiv, pa pasur nevojë t’i fshihni ato. Për ta bërë këtë, duhet të shkoni në shiritin anësor ku janë të ruajtura të gjitha bisedat që keni pasur me ChatGPT-n, të klikoni tek njëra që doni ta vendosni në arkiv, pasi ta keni bërë këtu klikoni në butonin me tre pika dhe më pas do t’ju hapet një shirit tjetër, në të cilin do të shihni opsionin ‘archive’ (arkiv).

You can now archive your chats in ChatGPT!

Archive removes chats from your sidebar without deleting them. You can see your archived chats in Settings.

Currently available on Web and iOS with Android coming soon. pic.twitter.com/vjXXEvAGMV

— OpenAI (@OpenAI) December 20, 2023

Megjithatë, në rast se doni të keni qasje tek biseda e arkivuar mund të shkoni tek opsioni ‘settings’ pastaj tek opsioni ‘archive’. Sipas OpenAI, opsioni është i disponueshëm në ueb dhe në iOS derisa për Android pritet të vijë së shpejti. Rikujtojmë, se Europa arriti një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë, në shqyrtimin e të dhënave biometrike, si dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale si ChatGPT.

Me këtë marrëveshje politike, BE-ja duket se po shkon drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore, që miraton ligje që rregullojnë Inteligjencën Artificiale. Akordi mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Europian erdhi pas gati 15 orësh negociatash që pasuan një debat pothuajse 24-orësh.

Palët janë të vendosura të përcaktojnë detajet në ditët në vijim, që mund të ndryshojnë formën e ligjit përfundimtar. Marrëveshja parashikon masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale, kufizimin në përdorimin e zbatimit të ligjit të sistemeve të identifikimit biometrik, si dhe ndalime në përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të manipuluar ose shfrytëzuar dobësitë e përdoruesve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE