Heqja e imunitetit/ Berisha: Ky vendim i paligjshëm do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Heqja e imunitetit/ Berisha: Ky vendim i paligjshëm do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë!

Sali Berisha reagoi pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të tij, çka i hap rrugë arrestimit, duke e quajtur një “akt të paligjshëm”.

Sot, narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, dy vite më parë.

Por nëse dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë, se ky vendim jo që nuk mund të realizojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, dhe nën moton: O sot o kurrë, do i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi! Ajo që mund të them se nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut.

Edi Rama u fut sot jo nga dyert zyrtare, nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra, u fut nga vrima e miut në parlament.

Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj.

I shoqëruar nga mbështetës të mbledhur jashtë parlamentit, Sali Berisha përshkoi në këmbë distancën deri te Selia Blu, duke theksuar:

Jam më i fortë dhe më i vendosur se kurrë! Gjithçka e ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50947 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE