Kuvendi jep autorizimin për arrestimin e Sali Berishës!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi jep autorizimin për arrestimin e Sali Berishës!

Me 75 vota pro, Kuvendi votoi pro kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Nuk priteshin shumë surpriza pasi dje në Kuvendin e Shqipërisë u depozituan dy raporte nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, që më 18 dhjetor, me 6 vota pro, miratuan kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për “Korrupsion pasiv” në lidhje me aferën e privatizimit të klubit Partizani.

Një prej tyre ishte i maxhorancës, ndërsa raporti tjetër, i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet kërkonin dhënien e autorizimit për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK-ut lidhur me arrestimin/heqjen e lirisë Sali Berishës.

Para votimit, pati tensione jashtë e brenda selisë së Parlamentit. Deputetë të përjashtuar për kaosin në seancat e kaluara tentuan të hynin, por nuk u lejuan nga Garda. Nga ana tjetër, në sallën ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, sërish u ndezën flakadanë e Flamur Noka shtyu me karrige efektivë të Gardës. Jashtë Parlamentit, protestohej me moton “O SOT, O KURRË!”.

Teksa hedh akuza për orkestrim të drejtësisë në goditjen e kundërshtarit politik, opozita ka paralajmeruar mosbindje civile me të gjitha metodat që sipas saj, parashikojnë manualet ndërkombëtare të rezistencës.

Para votimit, Sali Berisha bëri thirrje nga Kuvendi: O sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës!

Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancën. Parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Prej shumë javësh, parlamenti de facto është shndërruar në ilegjitimitet. Pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD-së, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën, ky është një krim i vërtetë, por në realitet, ky krim nuk mund të mposhtë kurrë opozitën!

Seanca e plenare u mbyll në 9 minuta, ndërsa nga PD-ja zyrtare nuk kishte asnjë deputet në sallë, as Alibeaj i cili në Këshillin e Mandateve dha OK-ein për heqjen e imunitetit. Tashmë, Kuvendi njofton zyrtarisht SPAK-un që pritet të kërkojë në GJKKO “Arrest me burg” ose “Arrest shtëpie” për Berishën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE