Partia Demokratike e Lulzim Bashës: Mbështesim SPAK-un!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës: Mbështesim SPAK-un!

Ndërsa sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi heqjen e imunitetit për Sali Berishën, siç kërkoi SPAK-u për t’i hapur rrugë arrestimit të tij lidhur me çështjen Partizani, reagoi Partia Demokratike zyrtare. Përmes një deklarate për mediat, shprehet se “deputetët e kësaj partie mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK-ut dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia”. Në deklaratë thuhet:

Ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj. Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD-së nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitur nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i perdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen t’i fshihen drejtësisë.

PD-ja është e vendosur në mbështetjen ndaj SPAK-ut e hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish-qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE