Seanca për imunitetin e Berishës, kaos në sallë/Shtyhen me karrige gardistët!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seanca për imunitetin e Berishës, kaos në sallë/Shtyhen me karrige gardistët!

Deputetët e opozitës janë mbledhur në hyrje të Kuvendit, me qëllim që të hyjnë në seancën plenare, por Garda e Republikës është bërë gardh për të mos i lejuar të hyjnë në seancë ata që janë përjashtuar. Deputeti Asllan Dogjani, duke llogaritur kohën e “ndëshkimit”, deklaroi:

Ua lënë gardistëve për ta interpretuar. Data 21 thotë 21 deri më sot. Këta kanë frikë nga opozita, sepse vjedhin gjithë ditën. Është një vend që drejtohet vetëm nga një njeri. Janë kapur të gjitha pushtetet. Një pasiguri e madhe, njerëzit ikin.

Vetëm në Shqipëri ka ndodhur që kriminelët fusnin miq vetëm për ta takuar një drejtor policie, ndërsa sot, drejtorët e Policisë, shefat e komisariateve, fusin miq për të takuar kriminelin. Pra, fusin miq që të takojnë kriminelin, se krimineli të mban punë. Një vend mafioz, që qeveriset nga mafia, nga grupet e organizuara kriminale. E çfarë presin, që shqiptarët, të rrinë të jetojnë këtu?!

Grumbullimi i karrigeve në Kuvend ka nisur nga deputetët e opozitës që hynë në sallën e seancave ku sot pritet heqja e imunitetit të Sali Berishës për t’i hapur rrugë arrestimit të tij lidhur me aferën Partizani.

Albana Vokshi arriti të hyjë në sallën e Kuvendit.

Vokshi: Kush je ti more, kalo pra tek skaneri.

Noka: Hiqi duart, ta fluturoj atje. Meqë doni të bëni kamikazin bëjeni.

Noka: Bjere karrigen!

Vokshi: S’ju vjen turp, as ju vjen!

Noka: Ta fluturoj atje karrigen ta shohësh ti!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE