Debat i ashpër mes Eni Shehut dhe Enxhi Nasufi në gjysmëfinalen e DWTS!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debat i ashpër mes Eni Shehut dhe Enxhi Nasufi në gjysmëfinalen e DWTS!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ka nisur me debate të ashpra gjysmëfinalja e Dancing With The Stars. Pyetjes se kush mendoni se mund të prekë finalen të premten tjetër, Eni iu përgjigj duke sulmuar Enxhi Nasufin. Sipas Enit, Enxhi mendon se do prekë finalen më shumë se çdo konkurrent tjetër, mirëpo kjo nuk u prit mirë nga këngëtarja.

Eni: Enxhi mendon se do arrijë në finale më shumë sesa Fifi…

Enxhi: Nuk je te mendja ime. Se kush kalon do e shohim rrugës.

Eni: Përveç Enxhit, nuk e ka njeri ndjesinë

Enxhi: E dua me argumenta ku e ke vënë re. Po më bën protagoniste, këto janë mendimet e tua, nuk e kam shprehur që jam superiore. Këtë energji mund ta kesh marrë nga këmbët e mia që kërcejnë, por jo nga goja ime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE