‘Më sollën foton e tij të vrarë’, ish-konkurrentja e “Love Island” tregon lidhjen me bosin e kokainës

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Më sollën foton e tij të vrarë’, ish-konkurrentja e “Love Island” tregon lidhjen me bosin e kokainës

Ish-konkurrentja e “Love Island Albania”, Xhoana Kurti, ka qenë së fundmi e ftuar në “Glamour Zone” ku rrëfeu detaje nga lidhja e saj me Ergys Dashin.

Ky i fundit njihet si një nga bosët e drogës me veprimtari në Ekuador, aty ku dhe u vra në vitin 2022.

Ish konkurrentja tregoi se lajmin për vdekjen e Ergysit e mori nga një foto që iu dërgua asaj, i cili shihej i shtrirë në tokë.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminal, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin.
Isha shtatzënë më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tha Xhoana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE