Përplasi makinën eskortë të djalit të Irena Gjokës, gjobitet polici!

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasi makinën eskortë të djalit të Irena Gjokës, gjobitet polici!

Polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Selitë, duke përplasur makinën me të cilën po eskortohej djali i gjyqtares Irena Gjoka, është gjobitur.

Policia rrugore i ka sekuestruar edhe mjetin privat tip “Benz” me targa zviceriane, me të cilin goditi makinën eskortë të familjes së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e cila po ruhet në masa të shtuara sigurie, pas vendimit që dha pak javë më parë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Izidor Heta është polici, i cili u përplas mbrëmjen e kaluar me makinën e Gardës, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Heta është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan, ndërsa mësohet se në momentin e aksidentit po udhëtonte me një makinë private me targa zviceriane dhe jo me mjetin e policisë.

Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha. Bazuar në pamjet e kamerave te sigurisë, polici dyshohet të ketë shkaktuar përplasjen. Sipas gardistëve që po eskortonin djalin e Irena Gjokës, policit iu kërkua tre herë që të distancohej dhe të mos hynte në eskortim, por ai nuk u bind. Gardistët pretendojnë se polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, ku ndodhi aksidenti.

Vetë polici, në dëshminë e dhënë të premten në mbrëmje, pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin.

Megjithatë, hetimet, pjesë e të cilave përveç policisë u bë edhe SHISH së bashku me Gardën, pritet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE