Kiara Tito zbulon emrin e vajzës & Nevina Shtylla flet për planet për dasmë, ndiqni sot premierën e “Cherry on Top” me Bora Zemanin!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara Tito zbulon emrin e vajzës & Nevina Shtylla flet për planet për dasmë, ndiqni sot premierën e “Cherry on Top” me Bora Zemanin!

“Cherry on Top” nga Bora Zemani nis sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Qëllimi është të shpaloset një diskutim i hapur dhe frymëzues mbi sfidat dhe arritjet në jetën profesionale dhe personale.

Në përputhje me parimin e tij themelor, “Cherry on Top” kombinon bisedat e thella me momente argëtuese, muzikë dhe humor, duke e bërë atë program tërheqës dhe frymëdhënës për audiencën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) 

Siç kemi zbuluar edhe nga promo, e postuar vetëm pak minuta më parë, Kiara Tito do të zbulojë sot ekskluzivisht emrin e fëmijës që po pret. Ndërkohë, Sardi Strugaj do të performojnë, teksa Nevina Shtylla është pyetur për planet për dasmë. Për të marrë përgjigje për këto e shumë të tjera, ndiqni sot “Cherry on Top”.

Çdo të premte në orën 21:00 do të jeni në shoqërinë e Bora Zemanit dhe të ftuarve në studio.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE