Qendër masazhi për prostitucion, arrestohet pronari dhe 39-vjeçarja (EMRAT)

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qendër masazhi për prostitucion, arrestohet pronari dhe 39-vjeçarja (EMRAT)

Pronari i një qendre masazhi në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi e kishte përshtatur ambientin për prostitucion.

Në pranga të policisë ka rënë Ervin Salku, 39-vjeç dhe Helena Melcini 39-vjeçe të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese  Tiranë.

Ervin Salku, administronte qendrën e masazheve në rrugën  “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara Helena Melcini, dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Kishte përshtatur një qendër masazhesh për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga pronari i qendrës së masazheve, Ervin Salku, dhe shtetasja Helena Melcini, dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të punësuara në këtë qendër.

Policia e Tiranës bën me dije se janë sekuestruam shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.

Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE