Sara Hoxha mbyll kapitullin në Kosovë, pas ndarjes nga Ledri merr këtë vendim!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara Hoxha mbyll kapitullin në Kosovë, pas ndarjes nga Ledri merr këtë vendim!

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende, tashmë veprimet e Ledrit dhe Sarës na çojnë në një pikë, dyshja duket se i kanë dhënë vërtet fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Siç edhe e kemi parë në postimet e saj në rrjete sociale, prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

Në fakt ka një arsye pse blogerja po shpenzon kaq shumë kohë në kryeqytetin tonë. Bëhet me dije se Sara ka vendosur të bëhet pjesë e ekranit. Pas eksperiencës së saj si aktore, tashmë Sara po përgatitet për një post në ekranet shqiptare si moderatore, shkruan ‘Vip Magazine’.

Mesa duket, me këtë lëvizje Kosova është një kapitull i mbyllur për të dhe projektet e planet e reja për jetën janë zhvendosur në Tiranë.

Në fillim u aludua se ndarja e çiftit ishte një formë marketingu për të bërë bujë e për t’u përfolur por duket se gjërat u bënë serioze pas deklaratës së menaxherit të reperit, Faton Shoshi i cili shuajti zërat duke konfirmuar ndarjen e dyshes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE