Arsyet se përse periodat po ju zgjasin më shumë se zakonisht!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsyet se përse periodat po ju zgjasin më shumë se zakonisht!

Cikli normal menstrual zgjat nga 2 deri në 7 ditë dhe nëse shihni që hemorragjia vazhdon 2 ditë më shumë se zakonisht, duhet patjetër të dini nga vjen kjo. Shenja numër 1 e shtatzënisë është mungesa e periodave? Po, kjo është e vërtetë, por jo në të gjitha rastet. Zgjatja e periodave mund të jetë një shenjë se jeni shtatzënë dhe në të njëjtën kohë të mos keni të përziera. Më e mira, bëni një test!

Pilula e emergjencës është një tjetër arsye. Çdo gjë që manipulon hormonet, ka shanse të zgjasë ditët e periodave. Nëse para ciklit keni marrë një pilulë të tillë, ju presin ditë të gjata cikli menstrual. Mund të keni dështuar! Abortet e hershme janë shumë më të shpeshta nga ç’mund ta mendoni ju. Shumica e grave zbulojnë se kanë qenë shtatzënë vetëm kur kanë dështuar.

Mund të keni gjithashtu probleme me tiroidet. 1 në 8 gra vuan nga mosfunksionimi i mirë i tiroideve. Periodat e zgjatura dhe me shumë dhimbje, tregojnë se mund të keni probleme me tiroidet. Trupi yt po përgatitet për menopauzën. Po, kalimi i moshës ndikon shumë edhe në periodat tuaja. Menopauza, që teknikisht nënkupton që keni plot 12 muaj pa ju ardhur periodat, ndodh zakonisht tek gratë rreth 50-vjeçe. Në fillimin e kësaj faze, mund të dalloni që periodat ju vijnë më rrallë, por zgjasin shumë ditë.

Rikujtojmë, se dy studime të fundit morën skanime të hollësishme të trurit të grave në periudha të shumta gjatë ciklit menstrual, duke zbuluar se vëllimi ose trashësia e zonave të caktuara ndryshon në sinkron me nivelet e hormoneve. Rajonet e trurit të theksuara nga të dy studimet janë ato të sistemit limbik, një grup strukturash të trurit që rregullojnë emocionet, kujtesën dhe sjelljen. “Është sikur truri të jetë në një slitë çdo 28 ditë ose më shumë, në varësi të gjatësisë së ciklit,”-tha për Washington Post Erika Comasco, një profesore e asociuar e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Universitetin Uppsala në Suedi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE