Aksident tragjik me 4 të vdekur në Malin e Zi, tre prej viktimave janë shqiptarë

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident tragjik me 4 të vdekur në Malin e Zi, tre prej viktimave janë shqiptarë

Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Plavë të Malit të Zi i mori jetën tre shqiptarëve dhe një malazezi.

Mediat malazeze raportojnë se aksidenti i rëndë ku dy makinat u përplasën kokë më kokë ndodhi në fshatin Barane në afërsi të Plavës.

Në njërën prej mjeteve të aksidentuara udhëtonte çifti i shqiptarëve me mbiemër Haxhiaj. Bashkëshorti që drejtonte mjetin humbi jetën në vend, bashkë me bashkëshorten e tij, ndërsa një tjetër grua shqiptare me mbiemrin Mekuli që udhëtonte në të njëjtin mjet me ta, u transportua në spital menjëherë pas përplasjes, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.

Viktima e katërt e aksidentit ishte një shtetas malazez me mbiemrin Cirkovic. Në aksident ka mbetur i plagosur edhe një pasagjer që udhëtonte me shtetasin malazez, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49162 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE