Berisha me të rinjtë e FRPD: Procesi ndaj meje, pa asnjë fakt, dokument a firmë!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha me të rinjtë e FRPD: Procesi ndaj meje, pa asnjë fakt, dokument a firmë!

Ndërkohë që në GJKKO vazhdon seanca për Berishën, ish-kryeministri gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së ka deklaruar se për këtë çështje, nuk ka asnjë fakt apo dokument dhe mbi të gjitha asnjë firmë me emrin e tij.

 “Shqipëria sot, njëlloj si në diktaturën komuniste, ka të gjitha të pushtetet e saj në dorën e një njeriu. Pa përjashtim. U them unë ju, nga memoria dhe eksperienca ime, Shqipëria pati dy diktatorë gjatë diktaturës komuniste, Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij. Enver Hoxha i kishte të gjitha në dorë, por pasardhësi nuk i kishte të gjitha pushtetet në dorë. Pavarësisht se përpiqej, por sërish nuk i kishte.

Sot Edi Rama ka në mënyrë absolute, në mënyrën më të verbër, çdo pushtet.
Ju jeni dëshmitarë, ndoshta keni ndjekur procesin e tij ndaj meje. Një proces pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë firmë të Sali Berishës në privatizimin e një kompleksi me qindra pronarë, njëri prej të cilëve ishte dhëndri im, Jamarbër Malltezi. Asnjë firmë. Një proces i filluar në vitin 1995, i përfunduar në vitin 2009 në përputhje me të gjitha ligjet e vendit.

Në këtë proces ka diçka shumë të veçantë, ky që ka marrë tokën e tij dhe është një i 500 mijti pronar që ka marrë trojet dhe ka marrë 400 metra nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë që qeveria, në përputhje me programin e saj, ua dorëzoi pronarëve legjitimë. Ky vihet në gjendje arresti. Vetë Edi Rama, me firmën e tij, me 4 vendime qeverie, merr nga toka e kësaj familje, të cilët fisnikërisht e kishin dhuruar për shkollë komuniteti, 1500 metër katrorë tokë. Po si i merr? Me 4 firma. Ky që mori 400 metra nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës. Kurse ky tjetri, për të marrë 1500 metra, vendos 4 firma njëra pas tjetrës, dhe burgos këtë, njëlloj siç burgosën në vitin 1946, paraardhësit e tij”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50175 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE