Alba dhe Blerando drejt zyrtarizimit të romancës së tyre?

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alba dhe Blerando drejt zyrtarizimit të romancës së tyre?

BBVK sërish me dinamika të forta. Blerando për herë të parë e pranon para të gjithëve që ka pëlqim për Albën, e madje shprehet që edhe ajo nuk e shikon vetëm si shok.

Blerando: Ka patur momente që nuk i kam besuar Albës, sepse më thoshte më trego vetëm mua. Unë e di që Alba është një vajza shumë e zgjuar dhe mendova se mos është pjesë e lojës së saj. Kam menduar që sillet mirë thjesht për respekt. Ato katër ditë që nuk i kam folur ka qenë edhe për mua e vështirë. E kam kuptuar që nuk do isha mërzitur shumë nëse do isha vetëm një shok i thjeshtë. Unë kam pëlqim për Albën

Ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin këtë javë teksa luanin dhe përqafoheshin bashkë.

Alba deri më tani nuk ka shprehur nëse ka pëlqim apo jo për Blerandon, pasi në kohën kur Azemi ishte në shtëpi dhe dëshironte të krijonte një romancë me Albën, ajo ka thënë që nuk dëshiron të lidhej brenda në shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE