“Kam dalë jashtë vorbullës”/Zhaklin Lekatari shpjegon fenomenin e BBV në shoqëri dhe si pritet të jetë sezoni i tretë!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam dalë jashtë vorbullës”/Zhaklin Lekatari shpjegon fenomenin e BBV në shoqëri dhe si pritet të jetë sezoni i tretë!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” ka qenë Zhaklin Lekatari. Aktivistja e gazetarja e mirënjohur ishte personazhi i fundit i ftuar për 2023, ndaj kjo puntatë ishte akoma edhe më speciale. E vendosur përballë pyetjeve të Salsanos dhe Adit, Zhaklina foli më shumë rreth temave sociale në Shqipëri dhe fenomenit të Big Brother Vip ku ajo mori pjesë si opinioniste.

A është akoma “aroma” e BBV në jetën e saj?

Big Brother është një eksperiencë shumë e fortë dhe të gjithë janë të përfshirë. Edhe nëse ti do të mos jesh i përfshirë e të flasësh sa më pak, janë ata që të zvarrisin. Unë kam tentuar që pas 6 Majit, jeta ime të jetë sa më afër normaalitetit. Sa ja kam dalë nuk e di, por tani siç e sheh edhe ti jam e buzëqeshur. Duket sikur kam dalë jashtë vorbullës së Big Brother.

Me fillimin e BBV3, mendon se do të zbehet edicioni i dytë?

Në përgjithësi thonë për produksionet e mëdha që dyshi është sezoni më i rëndësishëm, që bëhet më i fortë, ku ndodhin më shumë ngjarje e më të papritura. Por unë mendoj që Big Brother është një prodhim shumë i rëndësishëm, që ka mbrapa disa njerëz që kanë disa qëllime dhe duan ta çojnë produksionin e tyre diku. Mendoj se tek treshi do të gjendet diçka që do ta bëjë më të suksesshëm sesa dyshi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE